GJIROKASTËR

Goditi me sende të forta një shtetas, vihet në pranga 22-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i 22-vjeçarit, pasi kanosi të afërmin e të dëmtuarit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër.

Shtetasi K. M., pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit B. N., 37 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua për në banesë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. M., 50 vjeç (babai i shtetasit K. M.), pasi ka kanosur me fjalë shtetasin H. C., 54 vjeç (i afërm i shtetasit B. N.)

Materialet në ngarkim të shtetasve K. M. dhe D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Plagosja e lehtë e dashje” dhe “Kanosja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb