Një 68-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Maliqit, pasi akuzohet se ka dhunuar me sende të forta nusen e vëllait të tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kakaç të Maliqit. Ndërkohë ka nisur procedimi penal për djalin e tij, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të njëjtës shtetaseje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. F., 68 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi ka goditur me mjet të fortë, bashkëshorten e vëllait të tij. Gjithashtu në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për djalin e 68-vjeçarit, shtetasin A. F., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të njëjtës shtetaseje, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, ka nisur hetimi dhe për një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka përndjekur dhe kanosur me fjalë ish-bashkëshorten e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me fjalë, ish-bashkëshorten e tij.”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb