ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ka goditur me thikë vëllain e tij, pas një sherri të ndodhur mes tyre.

Në njoftimin zyrtar policia sqaron se është sekuestruar thika si edhe disa fishekë armë gjatë që janë gjetur gjatë kontrollit në banesën e  35-vjeçarit.

Njoftimi i plote;

Goditi me thikë, vëllanë e tij, për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen mjeti prerës thikë dhe disa fishekë arme gjahu, që u gjetën në banesën e 35-vjeçarit.

Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në dorë, vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: