Detaje të reja janë mësuar për operacionin e madh antidrogë në kryeqytet, ku 52 persona kanë rënë nën radarët e efektivëve për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Grupet kriminale funksiononin në të gjitha zonat e Tiranës.

Ndërkohë droga shpërndahej në disa gjimnaze të Tiranës si Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Çajupi dhe gjimnazi profesional Ekonomik. Shpërndarësit në këto gjimnaze shpërndanin lëndë narkotike te të miturit.

Ferit Xhani (Luzi) kishte rolin e furnizuesit. Ai është i njohur për policinë, pasi është me precedent penal për drogë dhe plagosje, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Rol të rëndësishëm në këto grupe kishte edhe ish-efektivi i policisë, Engrid Henaj, i përjashtuar përpara disa viteve nga uniformat blu, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: