Koloneli Dritan Demiraj, ish-Ministër i Brendshëm, i ftuar në Log. në News24 për të folur për konfliktin Izrael-Iran dhe futjen e SHBA-së në mes, u shpreh se sulmi amerikan ishte i duhur, por nuk beson se objektivat janë shkatërruar totalisht.
Sipas Demirajt, shkatërrimi i centraleve bërthamore, nuk arrihet me një sulm të vetëm, pasi për të parë rezultatin, këto sulme koordinohen me futjen e forcave speciale në terren, që përveçse verifikojnë, futen brenda dha bëjnë shkatërrimin total, gjë që nuk ndodhi.
Dritan Demiraj: Nuk ishte Amerika e para, por ishte Izraeli. Normalisht Trump e ka shkel kushtetutën në këtë rast. Sulmi ishte një vendim i duhur, në kohën e duhur, por nuk besoj se ka arritur objektivat strategjike. Jam shumë i sigurt që ato objektiva që e deklaruan nga presidenti nuk janë realizuar, sepse e kam shumë të qartë aftësinë e kapaciteteve, pavarësisht se janë përdorur vetëm 14 bomba. Duke pasur parasysh thellësinë që ndodhen centralet bërthamore të Iranit dhe mënyrën se si janë ndërtuar tunelet, e kam edhe më parë se të ndodhte sulmi, nuk mundet të shkatërrohen plotësisht. Koha do ta vërtetojë.
Personalisht nuk besoj se centralet shkatërrohen në këtë mënyrë. Nuk arrihet me një sulm të vetëm. Të gjitha këto lloj operacinohesh strategjike, planifikimi dhe ekzekutimi ishin fantastik, që nga taktika e maskimit dhe deri te goditja finale. Por për të parë rezultatin, këto sulme koordinohen me futjen e forcave speciale në terren, që përveçse verifikojnë, futen brenda dha bëjnë shkatërrimin total. Së dyti, sasia e mjeteve të përdorura, e bën të pamundur eliminimin e objektivave.
(BalkanWeb)
