Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike, ku në Rrugën e Elbasanit janë regjistruar përplasje mes protestuesve, deputetëve të opozitës dhe forcave të policisë.

Turma e protestuesve është zhvendosur drejt kësaj zone, ku situata është përshkallëzuar me përdorim të gazit lotsjellës nga ana e policisë, ndërsa janë raportuar edhe hedhje molotovësh nga protestues.

Në mes të tensioneve janë përfshirë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Forcat “Shqiponja” janë përplasur fizikisht me deputetët Luçiano Boçi dhe Xhelal Mziu, në një moment kur këta të fundit kanë tentuar të lëvizin drejt selisë së PD-së.

“S’ke turp, të isha si ty e hiqja uniformën e dorëzova. Si e han bukën në darke. Turp. Ju surretër jeni ushtarë para krimit. Godisni ju”, thotë Boçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb