Mungon vetëm zyrtarizimi, dy futbollistët nigerianë Malomo dhe Ibrahim Mustafa, do të vijojnë karrierën te Dinamo e Ilir Dajës. Si Malomo ashtu dhe Mustafa, ishin titullarë te skuadra e Mirel Josës, teksa pritet të japin kontributin e tyre te kryeqytetasit.

22-vjeçari Malomo, është aktivizuar 20 ndeshje me Bylisin këtë edicion, duke shënuar 3 gola si dhe ka dhënë 4 asiste. Ndërkohë për sa i përket sulmuesit 29-vjeçar Mustafa, ai ka zhvilluar 19 paraqitje në kampionat duke shënuar 7 gola dhe 1 asist. Vlen të theksohet fakti se ai numëron edhe 4 paraqitje me kombëtaren e Nigerisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb