Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas tritolit të vendosur mëngjesin e sotëm në makinën e kreu të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Bardhi e cilëson këtë si në akt kriminal ndaj përfaqësuesit politik në Vaun e Dejës, teksa shton ky është po ashtu një sulm i rëndë ndaj zgjedhjeve lokale.
“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë. Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm.
Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjeherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash, dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminale.
