Në kulmin e sezonit, atëherë kur Man.City u rikthye në nivele të larta, Pep Guardiola merr një goditje të fortë. Jasko Gvardiol, titullari i tij i paprekshëm, praktikisht mbyll vitin si pasojë e dëmtimi të pësuar në sfidën e fundit kundër Chelsea-t. Ekzaminimet mjekësore vërtetuan pikërisht skenarin më të keq. Qendërmbrojtësi kroat ka thyer këmbën e djathtë dhe është i detyruar t’i nënshtrohet menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas mediave, Gvardiol pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5 muaj. Në këtë mënyrë, Gvardiol jo vetëm mbyll sezonin me Man.City, por në dyshim të fortë është edhe prezenca e tij në Botëror. Sipas llogarive, mbrojtësi pritet të rikthehet në qershor, me Kroacinë që sfidën e parë në Botëror do ta luajë kundër Anglisë më 17 qershor.

Jo vetëm dëmtimi i Gvardiol, Pep Guardiola duhet të bëjë llogaritë edhe pa Ruben Dias. Portugezi ka pësuar një dëmtim të kofshë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 4-6 javë. Man.City është rikthyer në garë për titullin në Premier League, por këto dy mungesa shqetësojnë jo pak teknikun spanjoll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb