Milan bën “djallin” përballë Lazio-s, del me tre pikë nga stadiumi “Olimpik”, në një sfidë me shumë tension, ku protagonist ishte edhe gjyqtari i takimit, me këtë të fundit që ndëshkoi Lazio-n tre herë me kartonë të kuq. Ekipi i Piolit rikthehet të fitojë në Serie A, ky ishte një sukses i rëndësishëm për të përforcuar pozitat e tyre në zonën Champions. Zhgënjen sërish Lazio, por ekipi kryeqytetas shpërtheu ndaj gjyqtarit të takimit, përtej polemikave, kjo ishte humbja e dytë radhazi që i largon shumë nga Evropa.

Pas një pjesë të parë me pak raste për shënim, fraksioni i dytë ishte “zjarr”, me shumë faulle dhe kartonë. Brenda 7 minutash, Pellegrini u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë duke lënë Lazio-n me 10 lojtarë. Milan kaloi në avantazh me Rafa Leaon në minutën e 77-të, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë gjetën golin trepikësh me Okafor në minutën e 88-të, ndërsa fundi i ndeshjes u “skuq” me Lazion që mbeti me 8-të lojtarë pasi me kartonë të kuq u ndëshkuan edhe Marusic e Guendouzi. 14 kartonë nxori gjyqtari i takimit në këtë sfidë, mes tyre tre të kuq.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Goditje prej djalli”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. I papërmbajtshëm pas ndeshjes u shfaq presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito: “Mungon besimi ndaj sistemit, kur kjo ndodh duhet të aktivizohen palë të treta që mund të garantojnë fundin e kësaj situate. Duhet të fitosh me meritë. Duhet të ketë një limit përtej të cilit të mos kalojë askush”, u shpreh presidenti i Lazio-s. Nuk zgjati shumë konferenca e Stefano Piolit pasi trajneri i Milanit nuk e priti mirë një pyetje të një gazetari që e konsideroi gjest anti-sportiv atë të Pulisic në momentin kur Pellegrini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: