Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr speca të kuqe
3-4 thelpinj hudhër
5 kokrra piper të kuq
1 gjethe dafine
3 lgj uthull
Vaj ulliri
Kripë

Lajmë dhe pastrojmë specat, i presim ato në rrathë me trashësi 1.5 cm dhe i vendosim në një tigan të thellë me vaj ulliri. Sa fillojmë të ziejnë pak në vaj për 2 minuta (jo të skuqen) shtojmë hudhrat të grira hollë, uthullën, gjethen e dafinës dhe piperin kokërr. Vendosim kapakun për 5-7 minuta dhe fikim zjarrin duke i lënë specat të zbuten në avullin me uthull dhe vaj. I lemë të ftohen dhe i servirim me çdo gatim dimri si fasule, patate, etj.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb