Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, në fjalimin e tij në parlament, i është përgjigjur ankimit të opozitës për 19 projektligjet.
Gogu theksoi se këto projektligje kanë ardhur si pasojë e mbylljes së legjislaturës së kaluar.
Ai shtoi se opozita është e mirëpritur për alternativat e saj për projektligjet që kanë si objektiv integrimin e vendit në BE.
Gogu: Një sqarim për ju dhe për gjithë publikun, nuk janë 17, por janë 19 projektligje. Kanë ardhur si pasojë e ridërgimit të Kuvendit me mbylljen e legjislaturës së kaluar. Legjislatura e kaluar nuk mundi ti shqyrtonte këto projektligje. Këshilli i ministrave ka shprehur vullnetin për ti kthyer mbrapsht. Për të vazhduar shqyrtimin i cili lidhet me një objektiv integrimin ne vendit në BE. Janë ato përpjekjet, nuk ka asgjë të re dhe nuk ka nevojë që të vijojmë me ato akrobacira proceduriale, siç u përdor edhe në fillim. Siç u krijua procesverbali si një pedan për të kapërcyer ne çështje të tjera. Ne mezi e presim opozitën që ti vijë me të gjitha alternativat e saj. Nëse do të vijoni të harxhoni 10 ditë, siç keni harxhuar dhe nuk keni thënë asgjë për programin që është publik, por thjesht kërkoni të drejtën për të folur, ndërkohë që e keni. Ne do vahzdojmë t’i shqyrtojmë ato dhe e keni parë gatishmërinë tonë.
