Sulmuesi i Erzenit Dejvid Kapllani “rrëmbeu skenën” në Durrës, teksa realizoi një gol për skuadrën e tij dhe një autogol, në barazimin 1-1 në ndeshjen e Kupës me Teutës.

“Si ndeshja e parë, ironia e fatit që luajta kundër ekipit ku u rrita. Emocion që debutova me Erzenin por emocion akoma më i madh që luajta kundër Teutës. Jam shumë i lumtur për goli ndërsa autogoli ishte cështje fati. Koecidensa ishte e tillë, unë mundohem të jap maksimumin por kështu është futbolli.

Premtim nuk bëj, unë do të jap maksimumin, 10 minuta, 5 minuta, 1 minutë ska rëndësi. Xhaxhai ka qenë sulmues dhe ka ndikuar. Opsioni më i mirë ishte largimi që të merrja minuta për të treguar potencialin që unë kam.

Te goli kisha lot emocioni pasi ishte gol në debutim kundër ish-ekipit tim pas gjithë atyre që kam kaluar. Nuk festova madje i kërkova falje tifozërisë pasi këtu jam rritur” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: