Juljan Shehu ka “rrëmbyer” sërish skenën në Poloni. Mesfushori shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës me Widzew Lodz.

Në ndeshjen ndaj debutuesve të Wisla Plock, Shehu ia del që të realizojë një gol mjaft të bukur, teksa me një të majtë, çon topin në rrjetë.

Për Shehun ky është goli i dytë në kampionat, pas 4 sfidash. Kujtojmë që për futbollistin e kombëtares, ky është sezoni i katërt në Poloni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb