Gwangju barazoi 1-1 me Gimcheon Sangmu, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin korean.

Sulmuesi shqiptar i Gwangju, Jasir Asani realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, ndërsa gjeti edhe të dytin, por iu anulua.

Pas sfidës, ai është vlerësuar si “lojtari më i mirë i ndeshjes”.

Për futbollistin ky është viti i 3-të me Gwangju. Asani është përfolur edhe për një largim nga Kore-ja, por me këtë formë, klubi vështirë se do pranojë të heqë dorë nga shërbimet e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb