PSG triumfoi në finalen e Superkupës së
Europës, teksa mundi Tottenham. Koha e rregullt përfundoi 2-2 ndërsa për fituesin u desh ekzekutimi i penalltive.

Londinezët e mbyllën pjesën e parë në epërsi,  pas golit të Van De Ven. Spurs treguan forcën në fillimin e pjesës së dytë, duke dyfishuar shifrat me Romero.

Francezët ia dolën që të futen në lojë me Lee 5 minuta nga fundi, ndërsa Ramos ishte ai që riktheu festën te të besuarit e Luis Enriques.

Tek penalltitë, PSG u tregua më e saktë, duke marrë kështu këtë sukses të rëndësishëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb