TIRANE

Valentina Troka, futbollistja dhe sulmuesja e ekipit të Apolonisë për dy vite rresht është shpallur si golashënuesja më e mirë në futbollin e vajzave por jo vetëm.

Në dhjetor të 2023 ajo fitoi dy nga çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat e shënuar në fushën e lojës.

Në një rrëfim ndryshe në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa ajo tregoi se përtej arritjeve sërish nuk është pjesë e ekipit kombëtar të vajzave.

“Dua që me punë të arrij majat në futbollin e femrave, të shkoj të luaj dhe jashtë Shqipërisë , të jem pjesë edhe e kombëtares tonë, që arrij të bëj dhe emër”- tha Troka për News24.

Moderatorja: Po cilat janë kriteret për të qenë pjesë e kombëtares së femrave?

Valentina Troka: Unë mendoj se i kam plotësuar të gjitha kriteret por ndoshta stafi i kombëtares ka kritere që si plotësoj dot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb