KOSOVE
Reperi Gold Ag ka humbur babain e tij kur ishte në moshë fare të vogël. Në intervista e dalje televizive Ariani ka treguar se mban mend shumë pak nga babai i tij, por i mungon vazhdimisht.

Sot janë bërë 30 vjet që kur babai i tij u nda nga jeta dhe reperi u rrit vetëm me nënën si fëmijë i vetëm. Në këtë përvjetor Goldi ka bërë një dedikim me fjalë shumë prekëse.

‘’Sot 30 vite pa ty baba jem. Ti fizikisht nuk je me ne, por nuk ka ditë që nuk lutem për ty.Lus Allahun e plotfuqishëm që mungesën tënde në këtë botë, të na e kompenzoj me Xhenet Firdeus aty ku s’ka më ndarje as pikëllim.Allah mëshiroje babën tem Të don picimuli jot ‘’, ka shkruar artisti.

Arian Agushi ose i njohur si Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira kanë mirëpritur në jetën fëmijën e tyre të dytë. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali dhe zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin e tyre Front.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb