Mirlind Daku nuk po kalon një moment  të mirë, teksa nuk shënon gol prej 20 shtatorit. Pas barazimit me Dinamon e Moskës, trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov foli për Dakun.

“Jam i sigurt se goli do të vijë. Në fund të edicionit do t’i ketë 15 gola”, është përgjigjur Rakhimov. Deri më tani, Daku ka shënuar 8 gola.

Para disa muajsh, lojtari nënshkruajti kontratën e re të vlefshme deri në verën e 2029.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb