Ëndrra Botëror u shua në Varshavë, shija është pa diskutim i hidhur, pasi realisht kuqezinjtë ishin shumë pranë një objektivi historik, por këtë edicion, të paktën kuqezinjtë e bënë një “gol” të harruar, triumfuan ndaj Serbisë, ku goli i Rey Manaj do të kujtohet gjatë.
Në Serbi, jo vetëm goli i Manaj dhe fakti që Botërorin do ta shohin nga divani, por në distancë ishte edhe Arbër Hoxha që i kujtojë edhe një herë se jemi kombi i shqiponjave. Goli i tij ndaj Polonisë, i festuar me shqiponjë, ashtu siç pritej nuk u prit mirë në Serbi.
“Provokacja” shkruan Kurir, duke u ndalur pikërisht te mënyra e festimit.
Tifozët shqiptarë kudo në botë, tani shpresojnë dhe ëndërrojnë që të jetë Kosova ajo që do i bëjë “golin” e radhës Serbisë. Do të ishte një kryevepër e vërtetë nëse Serbia do të ndjek nga ekrani Kosovën në një Botëror unik. E sigurt është që çdo gol i “Dardanëve” do festohet me shqiponjë.
