Pas 7 humbjeve radhazi, pika ndaj Bournemouth ishte si një bekim në shtëpinë e Burnley, një pikë që i jep besim për të shpëtuar këtë sezon. Fati e deshi që kjo pikë të vinte këmbët e Brojës, më saktë nga një goditje e tij perfekte me kokë. Goli i Brojës shpëtoi edhe trajnerin e Burnley pasi Skot Parker ishte dhe mbetet në dyshim të fortë.

Tani kalendari i rezervon Everton, ish ekipin e Brojës, ndërsa trajneri Parker shpreson që tani situata të jetë ndryshe pasi “thyen mallkimin” ndaj Bournemouth: “Goli i Brojës ishte i rëndësishëm për ne, padyshim edhe individualisht për Brojën. Në përgjithësi ishte një rezultat i madh për ekipin tonë pasi vinim pas 7 humbjeve radhazi dhe ishin shumë pranë një tjetër humbje. Padyshim ka shumë për të përmirësuar, por ai ishte një rezultat i madh për ne, shpresoj shumë që nisim një ecuri pozitive”, u shpreh trajneri i Burnley përpara sfidës kundër Everton.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: