Nuk është sulmues, por si i tillë u sill sonte. Lojtari i Përfaqësueses së Shqipërisë, Marash Kumbulla realizoi gol sonte, me Romën në fitoren 2-0 në Europa League ndaj Sociedad. Pas ndeshjes, Kumbulla dha një intervistë.

 Si ndiheni pas këtij goli?

Shumë i emocionuar, pasi një gol poshtë tifogrupit “Curva Sud”, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë. E kisha ëndërr një gol aty dhe më në fund e gjeta. Gjithashtu, është një gol që do të na ndihmojë shumë në rrugëtimin tonë në Europë.

Mbrojtja po shfaqet shumë solide…

Është padyshim çështje e impenjimit të të gjithë repartit, por edhe e futbollistëve të tjerë. Duke nisur nga sulmi, të gjithë po japin kontributin e tyre që të mbrohemi mirë dhe të mos pësojmë gola.

Keni qenë gjithmonë i duruar, duke prituar momentin tuaj…

Unë jam gjithmonë kështu. Stërvitem në maksimum dhe provoj të jap më të mirën, sa herë që më kërkohet. Natyrisht gjërat në fushë jo gjithmonë shkojnë mirë, por unë jap gjithmonë maksimumin. Ky jam unë, me të mirat dhe defektet e mia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb