Franca mundi 2-0 Marokun, në gjysmëfinalen e Botërorit.Theo Hernandez zhbllokoi shifrat që në minutën e pestë, duke vendosur ndeshjen në shinat e duhura. Realizimi i mbrojtësit është për rekord, pasi bëhet goli i dytë më i shpejtë në një gjysmëfinale që nga viti 1958, kur Vavá shënoi pas dy minutash për Brazilin kundër Francës.

Theo dha një kontribut të rëndësishëm për “Gjelat”, për arritjen e finales së madhe, ku do përballen me një rival si Argjentina.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: