Ambasadori i BE Silvio Gonzato, ka zhvilluar një diskutim të hapur me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, si edhe me deputetë të PD, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashin.

Nëpërmjet një mesazhi në platformën X, delegacioni i BE ka dhënë detaje lidhur me takimin, duke theksuar se në fokus kanë qenë reformat zgjedhore e territoriale.

Reagimi;

Sot, në zyrat e Delegacionit të BE-së, zhvillova një diskutim të hapur dhe të sinqertë me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, si dhe me znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. Shkëmbyem mendime mbi reformat kyçe që kërkojnë mbështetje dypartiake, siç janë reformat zgjedhore dhe territoriale, si dhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament, përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv të të gjitha grupeve parlamentare, si dhe konsultimeve kuptimplote me përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë thelbësore që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në dobi të qytetarëve të saj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: