“Google” thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së për të përdorur modelet e saj të Inteligjencës Artificiale për punë të klasifikuara, raporton The Guardian.

Në mënyrë specifike, marrëveshja i lejon Pentagonit të përdorë inteligjencën artificiale të Google për “çdo qëllim legjitim qeveritar”, thuhet në reagim.

Rrjetet sekrete përdoren për të trajtuar një gamë të gjerë detyrash të ndjeshme, të tilla si planifikimi i misionit dhe identifikimi i objektivave.

Pentagoni nënshkroi marrëveshje me vlerë deri në 200 milionë dollarë secila në vitin 2025 me ofruesit kryesorë të modeleve të inteligjencës artificiale, si Anthropic, OpenAI dhe Google.

Qeveria madje ka ushtruar presion mbi kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale, si OpenAI dhe Anthropic, që t’i bëjnë mjetet e tyre të disponueshme në rrjetet sekrete pa kufizimet e zakonshme që u vendosin përdoruesve .

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: