Kandidatja e partisë opozitare, Gordana Silanovska-Davkova, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, ndërsa rivali i saj, Stevo Pendarovski, pranoi humbjen.

Kur janë numëruar 97% e votave, Stiljanovska kryeson me 65.07%, kundrejt 29.27% që ka marrë Stevo Pendarovski.

Kandidatja e VMRO-DPMNE numëron plot 539 686 vota. Presidenti në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski ka marrë 242 760 vota.

Zgjedhjet Presidenciale
Zgjedhjet Presidenciale

Kujtojmë që zgjedhjet Presidenciale u bojkotuan nga një pjesë e mirë e elektoratit shqiptar. Kreu i koalicionit “Fronti Europian” iu bëri thirrje gjatë ditës zgjedhësve që të bojkotonin garën Presidenciale.

“Qytetarët bënë zgjedhjen e duhur. Duhet të përpiqemi t’i japim fund vullkanizimit, të ndihmojmë njëri-tjetrin. Do të bëj gjithçka për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, tha ajo në adresimin e parë pas zgjedhjeve.

Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, ndërkaq, tha se rezultatet janë të qarta, duke i uruar fitoren kundërkandidates së tij.

“Koncepti im për një Maqedoni multietnike, plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike, fatkeqësisht nuk mori mbështetjen e shumicës nga qytetarët. Megjithatë, jam thellësisht i bindur se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë një shtet i begatë dhe demokratik”, tha Pendarovski.

Dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31 për qind e votuesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb