Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për efektivin e Policisë Bashkiake, Saimir Muzikanti dhe efektivin e Patrullës së Përgjithshme, Serxhio Cani.

Ata akuzohen për “vjedhje” përmes kanosjes te qytetarëve në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BalkanWeb se në sallën e gjyqit, të dy të dyshuarit nuk kanë dhënë shpjegime. Pas shoqërimit Muzikanti ka pranuar se u merrte para qytetarë, ndërsa Cani mban qëndrim mohues për akuzën.

Përmes avokatit, 39-vjeçari Muzikanti ka pretenduar se është dhunuar nga policia dhe se ka bërë kallëzim për këtë fakt.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: