ITALI- Një gjykatë në Torino ka dënuar me 8 vite burg në total një shqiptar dhe një serb, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 7 milionë euro në banesën e një trashëgimtareje se një biznesi të madh në Torino.

Gjykata ka vendosur të dënojë me 4 vite burg shqiptarin Zef Zefi 41 vjeç si dhe me 4 vite burg bashkëpunëtorin serb Denis Jovanoviç 39 vjeç.

Sipas hetimeve ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2015, ndërsa dy hajdutët janë ndihmuar nga punëtorja e shtëpisë si dhe nëna e saj.

Shqiptari dhe serbi mbaheshin në paraburgim që prej prillit të vitit të kaluar.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: