Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona autorë të një grabitjeje. Në pranga kanë rënë shtetasit E. Sh., 32 vjeç, banues në Divjakë dhe A. H., 39 vjeçe, banuese në Berat.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 17.03.2023, në fshatin Picar, Gjirokastër, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende, në pronën e shtetasit D. B., 54 vjeç.

Njoftimi:

Zbardhet dhe dokumentohet një vjedhje në fshatin Picar, Gjirokastër, vihen në pranga 2  autorët e dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit E. Sh., 32 vjeç, banues në Divjakë dhe A. H., 39 vjeçe, banuese në Berat.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 17.03.2023, në fshatin Picar, Gjirokastër, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende, në pronën e shtetasit D. B., 54 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb