Një argjendari në Kamëz është grabitur ditën e sotme nga tre persona të maskuar.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për BalkanWeb se autorët e grabitjes kanë arritur të marrin nga aty disa bizhuteri dhe flori, vlera të cilave ende nuk dihet dhe më pas janë larguar

Sakaq, raportohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb