VLORE- Pronari i një pike të këmbimit valutor në qytetin e Vlorës, ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi” të qytetit bregdetar rreth orës 22:00.

Mësohet se fillimisht dy persona e kanmë sulmuar pronarin e Exchange sapo doli nga dyqani, dhe më pas e kanë grabitur.

Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura, ndërsa hetimet e policisë do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb