TIRANE- Grabiti punonjësin e ambasadës libaneze në kryeqytet, arrestohet 36-vjeçari. Policia e Tiranës ka vënë në pranga Briken Likën, i cili dyshohet se dy ditë më parë, rreth orës 21:15 minuta ka grabitur portofolin e 48-vjeçarit libanez me inicialet A.A.

Ky i fundit ka qenë duke ecur në rrugë në momentin që 36-vjeçari i ka marrë portofolin, por patrulla e policisë e komisariatit numër 1 ka qenë shumë pranë vendit të ngjarjes dhe ka mundur që të vërë në pranga personin që grabiti punonjësin e ambasadës së Libisë.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: