TIRANE- Zyra e degës së Partisë Demokratike pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë është grabitur mbrëmjen e sotme.

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrës, dhe kanë marrë dy kompjutera që ndodheshin aty.

Nga Partia Demokratike dënojnë këtë akt, duke u shprehur se ky është një rast i përsëritur në 2 vitet e fundit.

Sipas PD, “ky është rasti i 6-ë i grabitjes së zyrave të kësaj force politike në Tiranë dhe rrethe”.

Ndërkaq, pritet të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: