Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçarin që grabiti me armë një degë të bankës FiBank në Tiranë.

Trupa gjykuese rikonfirmoi masën e dhënë më herët, nga kafazi i qelqtë 58-vjeçari ka deklaruar se veprimin e kreu pasi ka shumë borxhe dhe nën presionin e madh psikologjik në të cilin jeton për shkak të borxheve që ka.

Fusha, i cili arriti të marrë rreth 8 mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit, u kap teksa dilte nga banka nga forcat e rendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb