Policia ka reaguar në lidhje me grabitjen e FiBank, ngjarje e ndodhur pak më parë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Blutë bëjnë me dije se autori ka qëlluar me armë zjarri por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, dhe ka marrë nje shumë parash, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit dhe parate.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.
