James Pallotta pretendon se e vetmja mënyrë që Roma të falë Barcelona-n për çështjen e Malcom është nëse i jep Lionel Messi-n.

Malcom u duk sikur ishte rrugës për në Romë derisa Barcelona ndërhyri për të marrë lojtarin në minutat e fundit.

“Barcelona ndërhyri në një mënyrë aspak etike,” shprehet presidenti i klubit për SiriusXM.

“Në mëngjes, Monchi ishte në një konferencë me agjentin dhe marrëveshja është arritur.

“Kemi marrë këshillë ligjore, dhe Bordeaux do të dëshmojë. Ditën e djeshme Barcelona na kërkoi falje, por unë nuk e pranova.

“E vetmja mënyrë që ta pranoj është nëse na japin Messi-n. Gjithsesi, marrëdhëniet tona nuk janë mbyllur. Barcelona është një klub më i madh se ne dhe do të kemi marrëveshje në të ardhmen.”

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: