Emisioni investigativ Vetting në News24

Hetimet e prokurorisë për pallatin 12 katësh në qendër të Lushnjës, të ngritur tashmë mbi truallin e ish- Kinemasë, kanë filluar që në vitin 2010.

Tre prokurorë të Prokurorisë së Lushnjës, kanë hetuar këto falsifikime. Fillimisht, çështja është hetuar nga prokurori Arben Dyla, i cili e mori dosjen ne vitin 2010, mori edhe dokumentet origjinale të dorëzuara nga Shefa dhe më pas nga Tabaku, ndërsa zvarriti hetimin duke e mbajtur këtë çështje për gati dy vite.

Pikërisht për zvarritjen e hetimeve nga ish prokuroi Arben Dyla, ishte drejtuesi i prokurorisë Lushnje Petrit Çano, bëri largimin e tij nga kjo çështje për arsye te zvarritjes se pajustifikueshme te hetimeve nga ana e tij dhe e pezulloi nga detyra prokurorin Dyla.

Çështja më pas është hetuar nga prokurori Indrit Bimi, i cili doli me një vendimmarrje, ku është provuar falsifikimi. Por sipas tij çështja ishte parashkruar dhe hetimi u pushua. Ajo që të bën përshtypje është fakti që në vendimin e pushimit, prokurori ka faktuar se ka falsifikime dokumentesh. Por, pavarësisht falsifikimit të provuar, prokurori nuk kërkon kthimin e pronës tek i zoti sipas dokumenteve që ndodheshin në kadastrën e Lushnjës, në Bashki apo institucione të tjera.

Pas vendimit të pushimit, ish-Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2014 urdhëron të hapet çështja për rihetim, por tashmë kishin kaluar të gjitha afatet ligjore për hetimin e falsifikimit. Prokurorja e tretë e kësaj dosjeje, zonja Rovena Zoto ka vendosur sërish pushimin e procedimit penal.

Në dosjen hetimore ka pasur akte ekspertimi ku sërish, është provuar se trualli i pallatit 10-katësh, i ish-kinema Lushnjes, është falsifikuar.

Pas hetimeve të thelluara nga Prokuroria, drejtësia tha fjalën e saj duke u shprehur me vendim të formës së prerë se shtetasi Ferit Tabaku ka ngritur një pallat 12-katesh në qendër të qytetit duke falsifikuar dokumentet dhe përvetësuar pronën. Vendim, i cili mbeti i pazbatuar plotësisht pasi dokumentet e falsifikuara vazhdonin të ishin prezentë nëpër institucione.

Pavarësisht se sa herë kryheshin ekspertizat dhe dilte që Ferit Tabaku kishte falsifikuar dokumentet, asnjë lëvizje për ti kaluar pronat pronarit të ligjshëm nuk ndërmerrej.

Për këtë arsye, Sefedin Shefa iu drejtua serish gjykatës duke kërkuar të asgjësohet dokumenti i falsifikuar, në zyrën e Kadastrës Lushnje dhe Bashkisë.

Ishte gjyqtarja e Lushnjes, Zeta Terpollari, e cila ka pranuar kërkesën e qytetarit Sefedin Shefa për të asgjësuar pikërisht këtë dokument që, megjithëse ishte faktuar nga Prokuroria se ishte i falsifikuar, përdorej ende për regjistrimin e pronës. Pas shqyrtimit të dosjes, gjyqtarja Terpollari dha edhe vendimin për asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit të Vlorës.

Kjo gjykatë vendosi asgjësimin e dokumenteve të klasifikuara të falsifikuara nga ana e Fert Tabaku dhe Fazlli Turkut dhe vendosi asgjësimin e tyre në inistucionet shtetërore që ishin, si bashki, kadastër apo institucionet e tjera. Dokumentet që janë asgjësuar, janë autorizimi i shitjes, kontrata e shitjes dhe gent plani i truallit të ish-kinemasë Lushnje.

Vendimi i Prokurorisë mori formë të prerë duke konstatuar dhe falsifikuar dokumentet nga ana e Ferit Tabakut të cilat ishin kontrata e shitblerjes, autorizimi i blerjes së objektit dhe Gent plani i truallit.

Prokurorja Merita Selimi ekzekuton vendimin e Gjykatës duke fshirë dokumentet e falsifikuara në vitin 2021.

Ndërkohë që Sefedin Shefa ka hapur një tjetër proces gjyqësor në gjykatën e Lushnjes, tashmë të transferuar në Fier, ku kërkon dëmshpërblimin për pronën e marrë me letra false nga ana e Ferit Tabakut. Pikërisht zvarritja e këtij procesi gjyqësor, ka qenë edhe arsyeja që u ngrit akuza nga ish-Prokurorja Merita Selimi, ku nga të akuzuar e ktheu në akuzues Ferit Tabakun, për të bllokuar procesin gjyqësor të dëmshpërblimit të Shefes.

Madje katër ditë pasi Gjykata e Apelit Vlorë hodhi poshtë vendimin e pezullimit të gjyqit në shkallën e parë të bërë nga gjyqtarja Lorena Çabej, prokurorja Selimi dërgoi çështjen në gjykatën e Lushnjes, duke akuzuar Shefen për falsifikim.

Në momentin që gjyqi rinisi në fazën ku edhe ishte pezulluar, relatore e çështjes civile midis Sefedin Shefës dhe Ferit Tabakut i ndëshkuar penalisht nga organi i akuzës dhe vetë gjykata është vendosur gjyqtarja Miranda Nako.

Gjyqtarja në fjalë ka qenë me qira në pallatin e sapondërtuar mbi truallin e ish-kinema dimërore Lushnje nga ana e Ferit Tabakut. Pallat i ndërtuar tashmë me letra të falsifikuara dhe që është bllokuar nga ana e prokurorisë në bazë të vendimit të formës prerë të gjykatës së Apelit Vlorë me nr.225 datë 2 Tetor 2020 dhe që është ekzekutuar nga prokuroja Merita Selimi e cila tashmë është jashtë radhëve të drejtësisë, pasi është larguar nga Vettingu. Edhe pse ky fakt është bërë prezent në një nga seancat gjyqësore të gjyqtares Nako, ku i është kërkuar largimi i saj nga ky proces gjyqësor, për shkak të konfliktit të interesit dhe që ka qëndruar në një apartament me qira të bllokuar nga prokuroria, ajo nuk ka pranuar largimin e saj nga ky proces, duke vijuar gjykimin.

Sipas avokatit Arben Llangozi “në qoftëse i referohemi ligjit të konfliktit interesit”. “Nëse i referohemi KPK apo KPA nëse një magjistrat ka qenë në mardhenjë kontraktore është quajtur shkelje e renë e këta magjistratë janë shkarkuar nga “Vettingu”. Referuar këtyre që citova apo ligjit, aq më tepër që nëse gjyqtarja ka qenë në një apartamente që palët janë në konflikt, që është bllokuar nga Prokuroria, ka bërë shkelje ligjore dhe përbën vepër penale. Si për gjyqtaren dhe personin që ka dhen këtë objekt me qira, në kohën që është i bllokuar nga prokuroria. Gjyqtarja ka kryer veprën penale të pastrim të produktit vepres penale. Mos largimi nga gjykimi i gjytares do të thoitë ka sfiduar ligjin dhe ka një shkelje të ligjit të konfliktit të interesit”.

Historia e Sefedin Shefës që Vetting sjell në këtë episod është vetëm një grimcë e mijëra procesve të zvarritura në vite nëpër gjykata, duke bërë që shumë prej ish-pronarëve të mbeten sërish të tillë edhe pas shumë vitesh ndryshimesh politike. Në procesin e zvarritjes së pronave kanë marrë pjesë politikanë, zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë e përmbarues, duke e bërë thuajse të pamundur mbërritjen e pronës te i zoti. Në gjykatat e Shqipërisë prej vitesh stoku i çështjes së pronës është një stok që ka krijuar jo vetëm probleme financiare, por edhe dhjetëra viktima.

Sefedini është nga ata që ka besuar se do ja dalë. Por më në fund është dorëzuar, duke iu drejtuar redaksisë së “Vetting” që t’i japë zë këtyre shkeljeve që ai dhe juristët i faktojnë me dokumente, ndërkohë që dhjetëra zyrtarë, hetues ë gjyqtarë kanë mbyllur sytë, edhe pse, në mënyrë cinike, ai që akuzon Sefedinin, ka pranuar vetë se ka falsifikuar letrat e pronës së tij. Kjo është çudia që solli sonte përpara jush një nga çështjet që vijon të jetë dera e mjaft problemeve, por edhe krimeve, të cilat mund të ishin shmangur nëse zyrtarët nuk do bëheshin palë me falsifikatorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb