Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi grabitjen e kambistit B.Sh, në Prrenjas.
Ngjarja saktësisht ka ndodhur në fshatin Katjel në orën 21:00 kur tre autorët i rrëmbyen me dhunë çantën me 40 milionë lekë kambistit.
Ndërkohë Policia ka ngritur pika kontrolli në Librazhd e Pogradec teksa janë shoqëruar deri më tani 8 persona.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Prrenjas/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh
shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
(BalkanWeb)
