DURRËS
Grabitje në mes të ditës në Durrës. Mësohet se një pikë dhëniesh kredie në qytetin e Durrësit është grabitur nga një person i maskuar para pak minutash.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se autori ka vjedhur një shumë prej 1 mln lekësh. Ndërkohë është e paqartë përse punonjësi i pikës lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes. Në vend ndodhet një grup i policisë së Durrësit që po kryen veprimet hetimore.
(BalkanWeb)
