Bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, kanë filluar në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, raportuan mediat izraelite.

Po si është historia e pengjeve e nisur që nga 7 tetori i vitit 2023, kur Hamasi kreu një operacion brenda territorit izraelit, duke vrarë rreth 1200 izraelitë dhe mbi 250 të tjerë u morën peng?

Më saktë, janë 251 pengje, nga të cilët janë rikuperuar 202, me tyre 53 trupa të vrarë. Tashmë janë edhe 49 pengje që po mbahen nga Hamasi, ku mendohet se 22 janë gjallë dhe 27 të tjerë të vdekur.

Grafik Pengje
Grafik Pengje

138 pengje janë liruar sipas akordit mes Izraelit dhe Hamasit, 8 janë liruar nga forcat ushtarake izraelite, por këta të fundit gabimisht kanë vrarë 3 pengje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb