Disa fëmijë janë helmuar nga ushqimi me përmbajtje salmonele në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, ku fëmijët janë paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit, ndërsa analizat laboratorike kanë treguar se ata janë helmuar.

Analizat kanë treguar prani të bakterit salmonelë. Kjo e konfirmuar edhe nga drejtoresha e Spitalit të Gramshit.

Është ngritur një grup pune të përbërë nga disa inspektorë higjene të kryesuar nga inspektor Gazmend Miza. Ata po ndjekin situatën e referuar nga Spitali i Gramshit.

Për të patur një ide tepër të qartë për shkakun, duhet të pritet deri në rezultatin e daljes së analizave për të gjithë fëmijët e kopshti publik të Gramshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb