Një 52-vjeçar është proceduar penalisht pas referimit në prokurori të materialeve për dëmtimin e një toke në fshatin Lënie të Gramshit si pasojë e ndërtimit të një hidrocentrali.

Raportohet se shtetasi B. H. është kallëzuar nga një banor i zonës që është shprehur se punimet kanë dëmtuar tokën e tij.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 52 vjeç, pasi ka kallëzuar një 45-vjeçar, se është dëmtuar toka e tij në fshatin Lënie, gjatë punimeve për ndërtimin e HEC, nga kompania e ndërtimit e shtetasit B. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb