Granit Xhaka gjen golin e parë me fanellën e Sunderland në rikthimin e tij pas 2 sezonesh në Premier League. Futbollisti i përfaqësueses zvicerane me origjinë shqiptare, gjeti golin e barazimit për ekipin e Sunderland, në sfidën ndaj Everton, e vlefshme për javën e 10 të kampionatit anglez.

Një goditje me të majtën në hyrje të zones, në një pozicion të preferuar për Xhakën solli rivendosjen e ekuilibrave me sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Ekipi i Sunderland ndodhet për momentin në vendin e 4 të renditjes me 18 pikë. Kujtojmë që ky ishte goli i parç për Xhakën këtë sezon, ndërsa ai ka dhënë edhe 3 asist, duke qenë një prej lojtarëve kyç të formacionit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: