Në Gjirokastër, interesi i grave për kryerjen e kontrolleve për kancerin e gjirit ka rënë ndjeshëm këtë vit. Sipas të dhënave nga sektori i shëndetësisë, vetëm rreth 140 gra kanë kryer mamografi, një numër më i ulët krahasuar me një vit më parë.

Kontrollet janë kryer kryesisht nga gra mbi moshën 40 vjeç, të cilat theksojnë se mamografia duhet bërë rregullisht për të parandaluar rrezikun, pasi diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.

Megjithatë, interesi më i ulët vërehet në zonat rurale, ku mungesa e informacionit, vështirësitë ekonomike dhe qasja e kufizuar ndaj shërbimeve mjekësore vijojnë të mbeten pengesa kryesore për kryerjen e kontrolleve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb