Një aksident rrugor me pasojë vdekje ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kilometrin e 3-të të Rrugës Kombëtare Kozani-Larisa , pranë aeroportit, kur një makinë, në rrethana të paqarta, doli nga kursi, u përplas dhe theu barrierat anësore dhe përfundoi jashtë rrugës.

Shoferi, një i ri i moshës afërsisht 27-28 vjeç, humbi jetën në përplasjen e dhunshme. Forcat e policisë, një ambulancë e EKAB dhe një zjarrfikëse shkuan me shpejtësi në vendngjarje, megjithatë i riu fatkeq u nxor i vdekur.

Shkaqet e sakta të aksidentit po hetohen nga Policia Rrugore e Kozanit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb