GREQI

Arrestohet një 29 vjeçar shqiptar në Selanik me 10 kg kanabis të papërpunuar.  29 vjeçari u arrestua dje në mesditë, pas kontrollit të policisë grekë në apartamentin e tij, në Selanikun Lindor. Policia greke ishte në ndjekje të 29-vjeçarit prej disa muajsh, pasi konsiderohet si një nga kapot e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit në apartamentin e 29 vjeçarit u sekuestruan 5 pako kanabis të papërpunuar 10 kg e 177 gr, fshehur në tapete dhe mbulesa jorganesh, 1 peshore elektronike, 1200 euro dhe paketë telefonike. I arrestuari do paraqitet ditët e ardhshme në prokurorinë e Selanikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb