Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Korfuz , konkretisht në Kanalin e Dashurisë, kur një turist ra nga një lartësi e madhe, duke rezultuar në lëndime të rënda.

Sipas mediave helene fillimisht ai është dashur të nxirret me barelë nga burrat e zjarrfikësve dhe më pas të transportohet me ambulancën e EKAB-së për në spital.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb