Të tjera detaje tronditëse, kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një punonjës policie dhe njëkohësisht trajneri i volejbollit, akuzohet për përdhunimin e një 13-vjeçareje.

Mediat greke shkruajnë se 53-vjeçari që nga janari i këtij viti ka kryer sistematikisht veprime të turpshme ndaj nxënësve..

Por gjithashtu është zbuluar se ai ka përdorur një profil në një aplikacion online, ku edhe është përpjekur të joshë të miturën.

Ankesa tek autoritetet është bërë nga prindërit e nxënëses, e cila është ndjekur edhe nga ekspertë mjekësore por edhe nga psikologë.

“Në rreth dy muajt e fundit, punonjësi i policisë i kishte kërkuar nxënëses në mënyrë të përsëritur, katër-pesë herë, të kryente seks oral brenda makinës së tij. Rreth 20 më parë, trajneri e çoi atë në një vend të izoluar dhe të errët, ku i kërkoi të dilte nga makina dhe, me një lëvizje të papritur, e ktheu në mënyrë që shpina të ishte nga ai. Më pas ai i hoqi pantallonat e shkurtra dhe të brendshmet dhe e përdhunoi” dhe ndërsa ajo “i kërkoi në mënyrë të përsëritur 53-vjeçarit të ndalonte. Pas aktit seksual, fëmija ka vërejtur gjurmë gjaku në të brendshmet e saj”, thuhet në dosje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb