Një 46-vjecar shqiptar është ndaluar nga pala greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Me një vendim të Gjykatës së Kundërvajtjeve me tre anëtarë të Kefallonias, ai u dënua me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 1,585 eurosh, për shkelje të legjislacionit për të huajt.
Ndërkohë në Bolzano të Italisë, në lagjen “Don Bosco”, u arrestua një 37-vjeçar shqiptar, një nga protagonistët e Operacionit “BESA”, i cili duhet të vuajë 7 vjet e 4 muaj burg.
Ai kishte qenë një nga protagonistët e Operacionit “BESA ”, të kryer në vitin 2020 nga Drejtoria Antimafia e Distriktit të Trentos, pas të cilit në vitin 2022 u dënua për krimin e shoqatës kriminale që synonte trafikimin e narkotikëve në Bolzano dhe Merano.
