Efektivët e skuadrës “DIAS” të policisë greke, kanë arrestuar një të mitur shqiptar për “armëmbajtje pa leje”.
17 vjecari është kapur në mbrëmje në zonën e “Kolonos” në Athinë bashkë me babanë e tij. Ata janë ndaluar nga policia teksa udhëtonin me automjet. Gjatë kontrollit personal, 17 vjecarit i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë revolver me 5 fishekë.
![6910219d 7e40 4f60 B6e0 1880895e5e14](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/05/6910219d-7e40-4f60-b6e0-1880895e5e14.jpg)
Bashkë me të miturin, në pranga është vendosur edhe babai i tij 39 vjecar. Ky i fundit akuzohet për neglizhencë në mbikqyrjen e të miturit.
Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente.